261 sanksione për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.04.2022) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 261 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 127 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 134 jashtë vendbanimit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share