2600 rrufe në minutë në Oqeanin Paqësor

Janë verifikuar 200 mijë rrufe në 11 orë si pasojë e shpërthimit të magmës

Nga shpërthimi i vullkanit nënujor Tonga në Oqeanin Paqësor u provokua në Tokë stuhia më e madhe e rrufeve e dokumentuar ndonjëherë. Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat satelitore dhe ato të marra nga sensorët tokësorë, rezulton se janë verifikuar 200 mije rrufe në 11 orë, me një maksimum prej 2600 rrufe në minutë.

Studimi është realizuar nga “Shërbimi Gjeologjik i SHBA dhe është publikuar në “Geophysical Research Letters.”

Ky fenomen është verifikuar si pasojë e shpërthimit tejet energjik të magmës, që në kontakt me ujin e detit e ka avulluar, duke ngjitur lart avujt sëbashku me hirin vullkanik.

Ekspertët shpjegojnë se shpërthimi vullkanik tejet i fuqishëm, provokoi stuhinë më të fortë dhe me të ngarkuar, duke sjellë dhe numrin më të lartë të rrufeve të rëna në tokë brenda këtij afati kohor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share