26 viktima nga tornadot në Misisipi dhe Alabama

Qindra ndërtesa të rrafshuara, shpallet gjendja emergjente

Një tornado goditi sërish në mes të natës shtetet në jug të SHBA-së, duke lënë të vdekur 25 persona në Missisipi dhe 1 në Alabama dhe dhjetëra të plagosur.

Qindra ndërtesa të rrafshuara, pemë të thyera, makina të shkatërruara janë ato çka ka mbetur nga goditja, që u krijua pas një stuhie të fuqishme.  Puna për kërkim-shpëtim po vazhdon në zonat e prekura, ndërsa në Missisipi autoritet kanë shpallur gjendjen emergjente.

Sipas Shërbimin Kombëtar të Motit në Jackson të Misisipit, lëvizja e Tornados zgjati një orë duke krijuar një shteg shkatërrimi prej 270 kilometrash. Guvernatori i shtetit të Misisipit, Tate Reeves, pasi vizitoi zonat e prekura shkroi në Twiter se situata atje është një tragjedi.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cilësoi pamjet “zemërthyese” dhe shtoi se qeveria federale do të bëjë gjithçka për të ndihmuar. Kushtet atmosferike nuk duket se do të përmirësohen për këto zona, ndërsa janë parashikuar stuhi të tjera që do të godasin Alabamën dhe Xhorxhian.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share