Gëzime Fejzi është një afariste shqiptare nga Maqedonia, por që hapat e parë në biznes i ka filluar në Romë të Italisë në vitin 1996. Për këtë, siç thotë afaristja, ka pasur përkrahje të madhe nga familja e saj. Përkrahje sipas saj ka pasue shumë edhe nga institucionet e shtetit italian.
Ajo vendosi të investojë në Maqedoni para 20 viteve edhe përkundër paragjykimeve të mëdha.
“Në Maqedoni ishte shumë e vështirë. Më vështirë se në Itali, për shkak të paragjykimeve dhe stereotipeve… ishte krijuar mendimi se në biznes e sidomos në prodhimtari duhet të jetë një burrë e jo një grua. D.m.th. gruaja nuk mund të urdhërojë… shumica ishin të bindur se unë do të dështoj”, tha Gëzime Fejzi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia