Njësiti special i Serbisë sot në territorin serb ka arrestuar tre policë të shtetit të Kosovës shkruan portali Novosti, përcjellë Klan M.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri Sveçla.
“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.
Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.
Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.
Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.
Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend” – shkruan ministri Xhelal Sveçla në facebook.
Lexo gjithashtu
Anulimi i protestës, Kurti flet sërish për shtesat dhe rrezikshmërinë e policëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për kërkesat dhe protestën e Policisë së Kosovës. Kurti deklaroi se…
07.11.23 16:42
Letra e 56 deputetëve për BE dhe SHBA, Kurti: Duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër të nënshkruar nga 56 deputetë nga Europa dhe SHBA-ja…
09.08.23 17:11
Musliu- Shoshi për Kurtin: Historia do ta njohë si lider përçarës i kombit shqiptar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me deklaratës e tij për çështjen…
19.11.24 09:51