25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Sot, 25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ndodhi njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë.

Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve, përderisa, ende nuk është dënuar askush.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share