25 projekte brenda këtij viti në Çair / Visar Ganiu thotë se nuk e bën për fushatë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka premtuar mbi 25 projekte me vlerë diku rreth 9 milion euro, i cili mes tjerash thotë se nuk po e bën për fushatë.

“Në çdo një javë-dy, do të fillojmë me të gjitha projektet për t’i realizuar, kjo tregon se nuk është fushatë por jemi direkt në punë. Janë mbi 25 projekte dhe neve sipas asaj formule na takojnë diku 9 milionë euro, ne kemi projekte për 10 milionë euro, ndoshta ndonjë prej atyre projekteve duhet të bie, ose në qoftë se ka gatishmëri nga qeveria, diku tjetër mungojnë projekte dhe nuk mund t’i japin të gjitha mjetet, atëherë të kemi mundësi dmth që të gjitha projektet të miratohen”, deklaroi mes tjerash Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share