Tenis: Djokoviq dhe Ruud në finalen e Roland Garros -dëmtimet pengojnë Alcaraz të fitojë

Tenisti serb Novak Djokoviq dhe ai norvegjez Casper Ruud janë dy finalistët e grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që luhet në Paris.

Djokoviq, në gjysmëfinale mundi spanjollin Carlos Alcaraz me rezultatin 3-1 në sete 6-3, 5-7, 6-1 dhe 6-1. Një ndeshje që praktikisht zgjati vetëm dy sete, pasi më tej spanjolli pësoi disa dëmtime, kryesisht ngërçe, që nuk e lejuan të lëvizë fare në fushë.

Kjo ia lehtësoi punën Djokoviq, që fitoi thellë dy setet e tjera, duke dalë në finale dhe synon të shkruajë historinë. Serbi synon të fitojë grand slam nr.23 në karrierë dhe të rikthehet numri 1 në botë.

Përballë tij do të jetë norvegjezi Casper Ruud, që në gjysmëfinalen tjetër mundi gjermanin Alexander Zverev 3-0  në sete 6-3, 6-4 dhe  6-0. Një fitore e lehtë e norvegjezi, që rikthehet në finalen e Parisit pas asaj të humbur vjet. Për të kjo është hera e tretë që del në finalen e një turneu të madh. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share