241 vozitës gjobiten për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka bërë kontrolle të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që vozisin mbi shpejtësinë e lejuar.

“241 vozitës janë sanksionuar, prej tyre 15 automjete kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 105 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar ndërsa 136 në vend të pa banuar”, thonë nga MPB.

Nga MPB tshtojnë se aksione të intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë për sigurinë në komunikacion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share