241 sanksione për tejkalim të shpejtësisë vetëm në 24 orë

124 AUTOMJETE KANË TEJKALUAR SHPEJTËSINË NË VENDE TË BANUARA

241 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar vetëm gjatë ditës se djeshme deri në mesnatë. Prej tyre dy automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar ndërsa 124 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara njoftojnë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 241 drejtues mjetesh. Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 124 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 117 jashtë vendeve të banuara” – thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bëjmë thirrje që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe siç thonë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share