Ukraina sot bëri të ditur se në 24 orët e fundit kanë qenë më vdekjerurëse për forcat ruse që nga fillimi i invadimit rus shkurtin e kaluar.
Kievi zyrtar pretendon se gjatë natës janë vrarë 1.030 ushtarë rusë.
Agjencitë botërore theksojnë se pretendimet e palës ukrainase nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura.
Në të njëjtën kohë, Rusia gjithashtu pretendon se javët e fundit i ka shkaktuar humbje të mëdha Ukrainës.