U takuan Bilall Kasami dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami bashkë me delegacionin partiak kanë realizuar sot takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, përcjell KlanM.
“Kryetari Kasami e uroj Presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën si një hap edhe pse i vonuar, por i madh. Gjithashtu, Kosova është një hap më afër familjes evropiane me pranimin në Këshillin Evropian”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.
Në takim, siç thuhet, Kasami dhe Osmani janë dakorduar që vizioni i përbashkët është bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve, me qëllim të zhvillimit të dyanshëm./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share