Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kryetari i Kuvendit ka informuar kryeministrin Plenkoviq për pjesëmarrjen e shtetit në bashkëpunimin në nivelin rajonal, si Procesi i Berlinit, Nisma Ballkani i Hapur, a u ndal edhe në kryesimin tonë të radhës me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe aktivitetet që do të organizohen në Kuvend. Xhaferi theksoi edhe se Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave restriktive në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe arriti harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Informoi edhe për formimin e Grupit Parlamentar Ndër-Partiak për mbështetjen e Platformës së Krimesë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në raport me kryesimin me OSBE-në, shprehu bindjen se si kryesues do të arrijmë ti përmbushim pritjet”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.
Ndërkaq, kryeministri kroat, siç thonë nga kuvendi, ka theksuar se të dy vendet kanë raport partnerial në NATO dhe janë fqinjë në kuptimin më të gjerë. Plenkoviq ka rikujtuar se Maqedonia e Veriut para Kroacisë e ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian
“Në bisedë u inkuadrua edhe Ermina Lekaj Përljaskaj, deputete në Parlamentin Kroat, përgjegjëse për minoritetet në Kroaci, e cila informoi se ekzistojnë 5 minoritete nacionale në Parlament, a bashkëpunimin me maqedonasit në Kroaci e vlerësoi si shumë të suksesshëm. Bllagica Llasovska, kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë e lavdëroi bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu shpresë se të dy shtetet do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian, por, siç potencoi, jo në dëm të popullit maqedonas”, thonë shërbimet kuvendore./KlanMacedonia