Nuk do të lejojmë që të na ndajnë në “dobri Albanci” dhe shqiptar të këqinj.
Kjo ishte porosia e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga manifestimi i 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit të organizuar nga partia e tij.
Ai më tej tha se duhet së bashku t`i dalim zot të mirës dhe të keqes.
“Ata që I bëjnë këto komente,as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave clirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë. Le të ndëgjojnë nga ky përkujtim ata të cilët mendojnë që ne shqiptarëve të na ndajnë “albanci” të mirë dhe shqiptarët e këqinj. Se ne të frontit jemi shqiptarët e këqinj që kërkojmë drejtësi. Ne puthadorë e argat të kërkujtë nuk bëhemi , pavarësisht nëse dikush mendon që është aga në këtë vend dhe se i ka hyzmeqarë. Ky vend ecën përpara me marëdhënije të mira ndëretnike në rradhë të parë mes dy komuniteteve, shqiptarët dhe maqedonasve”, deklaroi Ahmeti.
Në fillim të Akademisë për shënimin e përvjetorit të MO para të pranishmëve, ish kryediplomati Bujar Osmani shpalosi draft propozimin e ekspertit amerikan Paull Uiliams mbi pengimin e majorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Bazat ligjore burojnë nga, 1. Rendi kushtetues vendor, amendamenti i gjashtë i Kushtetutës, parimi i përfaqësimit të drejtë 2. vet marrëveshja e Ohrit, synimi dhe qëllimi i Marrëveshjes. 3. E drejta ndërkombëtare , Marrëveshja e Ohrit si traktat ndërkombëtarë është subjekt i interpretimit të traktateve në bazë të konventës së Vijenës. 4. E drejta ndërkombëtare humanitare, deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe traktatet tjera për të drejtat e njeriut sic është neni 25 i nenit ndërkombëtarë për të drejta civile dhe politike, në të cilin RMV-ja është shtet palë. Aty thuhet.. Përfaqësimi gjithashtu duhet të jetë legjitim. Një shtet që nuk garanton përfaqësim të drejtë dhe legjitim, minon të drejtën njerzore të pjesmarjes politike.”, tha Osmani.
Në këtë përvjetor folën edhe krerët e tjerë të Frontit Europian, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha dhe të tjerët.
“Me sakrificën më të madhe të jetës të gjithë atyre djemve dhe vajzave të UÇK-së të cilët e dëshmuan edhe gjatë kësaj periudhe se ato kishin qenë një dhe vetëm një “paqen”. Natyrisht, ky debat po merr rëndësi për shkak se sic është edhe paralajmëruar nga ana e Frontit, po bëhen përpjekje për tu rënuar kjo paqe. Fronti Europian është serioz në çdo hap politik të cilin e merr. Natyrisht, jemi këtu për të thënë që ne do të mbrojmë këtë që quhet paqe, do të mbrojmë atë që u arrit përmes marrëveshjes së Ohrit”, tha Sela.
“Forca të cilat po sabotojnë të ardhmen Europiane të vendit po hapin plagët e vjetra duke dashur të prishin gjithçka që është ndërtuar në mirëbesim, dialog dhe mirëkuptim mes komuniteteve. Institucioni që duhet të përkujdeset për respektimin e MO-së është në duar të një serbi, pro-rus me ideologji putiniste dhe anti-shqiptar i deklaruar, me dhjetra institucione që udhëhiqeshin nga shqiptarët sot, nuk udhëhiqen më. Devalvim i skajshëm I përfaqësimit politik në të gjitha eshallonet e ekszekutivit, që nga ministritë deri tek drejtoritë kryesore. Mos respektimi I përqindjes së shqiptarëve në vend dhe shumë veprime tjera në vetëm dy muaj qeverisje”, deklaroi mes tjerash Arjanit Hoxha.
Në akademinë e shënimit të përvjetorit të MO nga Fronti Europian, ajo që ra në sy sot ishte mungesa e e kreut të PDSH-së Menduh Thaci.
Sipas informatave jozyrtare kreu I PDSH për momentin gjindet në pushime jashtë vendit. /tvklan.mk