23 vjet nga Masakra e Lubotenit, Ushtria vrau 10 civilë të pafajshëm, mes tyre një fëmijë 6 vjeçar

23 vjet më parë në fshatin Luboten të Shkupit u zhvillua operacion ushtarak ku mbetën të vrarë 10 civil të pafajshëm dhe në mesin e tyre një fëmijë 6 vjeçarë. Në këtë fshat ushtria atëher kishte torturuar qytetarët e fshatit Luboten dhe kishte djegur shumë shtëpi.

Banorët e Lubotenit sot bënë homazhe dhe vendosën kurora pranë varrezave të viktimave në shenjë respekti për civilët e pafajshëm të cilët barbarishtë u vranë nga forcat e sigurisë dhe paramilitarëve. 23 vjet më pas ata përkujtojn tmerrin që kishin përjetuar.

“Une kam qene bashke me vellezerit e mi, dy velleyerit e mi të gjithë këto që i shihni këtu varrezat kemi qenë së bashku ne patem fatin qe te mbesim gjallë për ta treguar këtë rrëfim këtë tmerr që ka ndodhur ndaj banorëve të pafajshem te Lubotenit. Këtu u fut me dhunë këtu ka pasur gjenocid këtu ka patur masakër këtu ka pasur tmerr, ndërsa shteti që nuk e kemi prit në këtë mënyrë të ragoi edhe prap sot kështu bënë ndaj shqiptarëve kudo që janë”, tha Amet Ameti, përjetues i ngjarjes së Lubotenit.

Erxhanin 6 vjecare I cili ishte duke lozur ne rruge te mehalles aty ishte i vrare ky ka qene tmerr

  • Jo, demshperblim nuk ka Ankese kemi be prej me 2007 kur jane shpalle te pafajshem Johan Traçullovski dhe Lube Boshkovski neve jemi te pafajshem nga Tribunali I Hages, Tribunali I Hages na ka shpallur te pafajshem ne ende hçendemi neper gjygjet e maqedonise.

 

Hysni Murseli banorë i Lubotenit për Klan Maqedoni ka rrëfyer momentet e masakres dhe vrasjen e 6 vjecarit viktimës më të vogës të kësaj masakre.

  • Ajo ditë Ishte një tmer për Lubotenin edhe pse Luboteni skishte të bëjë me ngjarjen se çka ndodhën por ata skishin se ku me u hakmer ndaj UCK dhe u kthyn masës civile këtu në Luboten. Fëmijën 6 vjeçar Granada e ka kapur e Ushtirsë dmth gjuajti prej lartë Ushtira kurse këta tjerët u vranë nga forcat paramilitare Maqedone.
  • E tmershme ka qenë ajo që i vranë ata mandej dogjën shtëpi shumë objekte u dogjën por një pjesë edhe të të rinjve që e lëshuan fshatin në një punkt që ishte ndër fshat poshtë 106 te rinj i morën nëpër stacione I kan marre i kan derguar ne stacione policore dy dite i kan mbajturë atje dhe I kane malltretuar shume, prej atyre 26 ata mbaruan në burg 5 muaj me pretekst se kan qene pjesmares ne ngjarje.

Rasti i Lubotenit i vitit 2001 është rasti vetëm nga Maqedonia  që përfundoj me epolog në Tribunalin e Hagës për krime lufte.

Për rastin në fjalë u dënua me 12 vjet burg Johan Traçullovksi banorë I fshatit fqinjë të Lubotenit, Ljubancë dhe njëherit antarë dhe funksionar I VMRO DPMNE-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share