23-vjeçarja nga Nikaragua fiton Miss Universe

E reja, një aktiviste për të drejtat e njeriut

Një 23-vjeçare nga Nikaragua triumfoi si Miss Universe në ceremoninë e zhvilluar në San Salvador. Sheynnis Palacios u bë e para nga vendi i saj që ngjitet në fron.

Tajlanda u rendit e dyta dhe Australia e treta nga 82 finaliste në garë.

Mes vajzave finaliste kishte disa nëna dhe për herë të parë edhe 2 kandidate transgjinore.

Fituesja është e njohur si aktiviste për të drejtat e njeriut. Edhe në deklaratat e saj pas fitores, Palacios u shpreh në favor të pagës së barabartë për burrat dhe gratë.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në ekran pasi më herët është shpallur edhe Miss Nikaragua si dhe producente televizive.

Shqipëria u prezantua në këtë finale nga 24-vjeçarja Endi Demneri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share