Dhjetra të zhdukur, banesa të shkatërruara e mijëra ndërtesa pa energji
Shkatërrime të përmasave të mëdha kanë lënë pas tornado të fuqishme që goditën orët e fundit, shtetin federal amerikan të Misisipit. Bilanci, 23 viktima e dhjetëra të zhdukur.
Vorbullat e fuqishme të ajrit shkatërruan qindra banesa në perëndim të këtij shteti federal. E goditur më rëndë është qyteza Rolling Fork. Banorët thonë se kurrë nuk kanë parë një situatë të tillë në këto zona.
Dëshmitarët thanë se erërat e fuqishme shkaktuan edhe breshër me kokrra të përmasave sa një top golfi e po ashtu reshje të dendura shiu.
Dhjetëra mijëra ndërtesa mbetën pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave. Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për gjetjen e sa më shumë të mbijetuarve, ndërsa mijëra banorë të pastrehë janë strehuar në salla të mëdha publike.
Tv Klan