Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka dërguar urim deri te qytetarët me rastin e 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
Në këtë ditë, thuhet në urimin e Pendarovskit, kujtojmë të rinjtë trima, të cilët në pamundësi për të përballuar gjendjen e vështirë të popullit maqedonas të pafavorizuar, në vitin 1893 e formuan Organizatën revolucionare maqedonase.
“Të frymëzuar nga kjo ide, breza të tërë patriotësh iu bashkuan luftës së gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në idealet e drejtësisë, lirisë dhe një jete dinjitoze, në të cilën do të ketë vend për çdo burrë e grua, pa dallim kombësie, gjuhe dhe feje. Ai vizion trim që i lidhi Ilindenin 1903 dhe KAÇKM 1944, u realizua përfundimisht më 8 shtator të vitit 1991 në shtetin e pavarur maqedonas”, thotë kreu i shtetit Pendarovski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u ka dërguar qytetarëve urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
“Në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, e kujtojmë me krenari guximin dhe këmbënguljen e revolucionarëve maqedonas në luftën për pavarësi dhe shtetësi maqedonase. Pa revolucionarët maqedonas, progresiviteti i tyre, dëshira e tyre e fortë për liri dhe drejtësi, është e paimagjinueshme vazhdimësia e luftës çlirimtare dhe ideali shekullor i shtetit të pavarur maqedonas”, thuhet në urimin e Kovaçevskit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personalisht, ka dërguar urime me rastin e festës kombëtare 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë.
” Kujtimi i betejave të vjetra që na çuan në atë që jemi tani, le të jetë një kujtesë dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme që bëjmë në jetë. Le të jenë mësim se respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi, dhe bashkimi në përpjekjet për të ndërtuar një shtet modern, demokratik dhe të avancuar mund të na numërojnë vetëm në vendet me një histori suksesi. Kemi ndërmarrë hapa jashtëzakonisht të vështirë, na presin të reja dhe të panjohura, por nëse jemi të sinqertë dhe të bashkuar në atë rrugë, asgjë nuk do të na lëkundë!”, thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ndërsa kreu i opozitës Hristijan Mickoski uron gjithë qytetarët duke theksuar se sot festojmë 129 vjetorin e VMRO-së, luftë për Maqedoninë që vazhdon.
Dita kur u formua organizata revolucionare maqedonase, më vonë VMRO, e cila është konstante e luftës së popullit maqedonas për lirinë dhe pavarësinë e Maqedonisë. Nëse me një fjali duhet përshkruar ajo epope heroike e uljeve dhe ngritjeve, është e padiskutueshme të thuhet se sot festojmë 129 vjetorin e VMRO-së, luftë për Maqedoninë që vazhdon! Gëzuar festën Maqedoni!/KlanMacedonia/