22 viktima nga tajfunët në Kinë e Japoni

Niveli i përmbytjeve në Kinë, më i larti që nga viti 1883

22 viktima janë shënuar ditët e fundit nga stuhitë e fuqishme të shkaktuara nga tajfunët në Kinë dhe në Japoni. Keto janë mbetjet e tajfunit Doksuri që më në fund u larguan nga kryeqyteti i madh i Kinës të mërkurën, por stuhia la pas 20 njerëz të vdekur në katër ditë reshjesh rekord që përmbyti një pjesë të Pekinit.

Niveli i përmbytjeve sipas autoriteteve  ishte më i larti i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave gjatë dinastisë Qing në 1883. Rreth 140 mijë njerëz janë prekur nga stuhitë e shiut në Zhuozhou, një qytet me një popullsi prej 600,000 banorësh. Zona totale e goditur nga fatkeqësia mbulon një sipërfaqe prej 225 kilometra katrorë.

2 persona humbën jetën dhe 41 persona u plagosën në Okinava në jug të Japonisë si rezultat i lëvizjes  së Tajfunit KHANUN, që u shoqërua me erëra të forta dhe shira të dendur.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, rreth 166,000 familje ishin pa energji të enjten në mëngjes.

Aeroporti Naha, i vendosur në kryeqytetin e Okinavas dhe porta kryesore për në destinacionin popullor turistik, rifilloi funksionimin të enjten pasi u mbyll për dy ditë, por qindra fluturime mbetën të anuluara. Stuhia e shkaktuar nga tajfuni Khanun po i drejtohet Tajvanit. Parashikohet që stuhia t’i afrohet provincave Zhejiang dhe Fuxhijan në Kinë deri të premten.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share