206 dënime për shoferët e Qytetit të Shkupit

MPB: KONTROLLET E INTENSIFIKUARA DO TË VAZHDOJNË

Ministria e Punëve të Brendshme vetem gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit kanë shqiptuar gjithsej 206 dënime, prej të cilave 65 dënime për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 14 dënime për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe 3 dënime për shoferët fillestarë.

Poashtu janë shqiptuar edhe 17 dënime për ngasjen e autmjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 dënime për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 4 dënime për automjete të paregjistruara dhe 7 dënime për kalim në semafor të mbyllur.

“Mbrëmjen e kaluar në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 04.00 në territorin e Manastirit është zbatuar kontroll i intensifikuar, aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sanksionuar ligjërisht 19 drejtues mjetesh. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 28 shkelje tjera”, thonë nga MPB.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se seksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./KlanMacedonia/

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share