2030 afati për ‘ëndrrën europiane’? Scholz: Integrimi të bëhet sa më shpejt! Von der Leyen: Vendet të kryejnë detyrat

Viti 2030 është përcaktuar si afati i fundit nga liderët evropianë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Megjithatë kancelari gjerman u shpreh gjatë konferencës në Samitin e Berlinit në Tiranë se integrimi duhet të ndodhë më shpejt.

“Do të jap përgjigjie për hapjen e procesit për Bosnjen, do të doja të dëgjonim në fillim nga Ursula për sondazhin, gjetjet e tyre. Jam i bindur që ka një gabim që pas takimit të Selanikut 20 vite më parë të vendosej një afat kaq i largët, duhet të ishte mbyllur si proces, ne po punojmë për këtë dhe kjo datë do jetë sa më shpejt të jetë e mundur, por në një moment kur të gjithë të kemi një këndvështrim. Shtetet duhet të bëjnë hapat e duhur, pikëvështrimi im është të bëhet një integrim sa më shpejt të jetë e mundur. Ka një ëndërr europiane, ne u kemi dhënë idenë që e doni, por 20 vjet janë shumë për ta realizuar dhe ne përsëri themi që duam të jeni sa më shpejt pjesë e jona.”

Nga ana tjetër, Von der Leyn theksoi se nuk përshpejtimi ose jo i procesit të integrimit varet nga përkushtimi i vendeve të Ballkanit për të bërë detyrat e tyre.

“Ne jemi duke parë raportet që vijnë, ato vjetore për ecurinë e Bosnjes, do jetë në fund të Nëntorit, për të gjitha vendet, rekomandime që vijnë nga Këshilli Evropian dhe në Dhjetor bëhet shikimi i procesit. Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ndryshoi çdo gjë sepse nuk mund të ketë vende në mes, o me ne o me Rusinë dhe po punojmë shumë më tepër në mënyrë që të investohemi në reforma. Do donim që vendet e Ballkanit të na bashkohen, është e rëndësishme të bëjnë detyrat e shtëpisë.”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share