20,000 kamionë të bllokuar në kufirin Ukrainë-Poloni

Më shumë se 20 mijë kamionë nga Polonia dhe Ukraina janë bllokuar në 3 pikat kryesore kufitare, ndërsa shoferët polakë protestojnë kundër marrëveshjes së BE-së që u lejon kamionëve ukrainas akses të pakufizuar në bllok.

Të hënën, transportuesit polakë nisën të bllokojnë lëvizjen e kamionëve përgjatë 3 pikave më të mëdha kufitare mes 2 vendeve: Korczowa-Krakowiec, Hrebenne-Rava-Ruska dhe Dorohusk-Yahodyn.

“Aktualisht, më shumë se 20 mijë automjete janë të bllokuara nga të dyja anët. Ekonomia, jo vetëm e Ukrainës apo Polonisë pëson humbje, por edhe e vendeve të tjera që nuk mund të transportojnë mallra”,tha Ministria e Restaurimit të Ukrainës.

Drejtuesit e kamionëve nga Ukraina janë përjashtuar nga kërkimi i lejeve për të kaluar kufirin polak që kur Rusia nisi pushimin e saj në Ukrainë.

Mbështetja e Polonisë ka qenë thelbësore për Ukrainën. Që nga Shkurti i vitit 2022, disa milionë njerëz të zhvendosur u larguan nga Ukraina dhe në Poloni dhe disa miliarda pajisje ushtarake të NATO-s janë futur me shpejtësi përmes territorit polak.

Por duket se kjo po fillon dhe zbehet në Poloni, siç dhe u bë e dukshme gjatë fushatës së fundit zgjedhore të vendit, në të cilën partitë e krahut të djathtë u përpoqën që të përfitonin nga ndjenjat anti-ukrainase.

Të hënën, ambasadori i Ukrainës në Poloni, Vasyl Zvarych i quajti protestat “një thikë në shpinën e Ukrainës”, rrugët e së cilët kanë qenë të bllokuara që nga nisja e pushtimit.

Sipas medias ukrainase, “Suspilne”, organizatorët e protestës thanë se planifikojnë të lejojnë një kamion në orë të kalojë kufirin. “Suspilne” shtoi se protestuesit nuk planifikojnë të pengojnë lëvizjen e kamionëve që po transportojnë ndihma humanitare në Ukrainë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share