MOTIVET E VRASJES, SHTRIRJA A KONTROLLIT NË VERI TË MITROVICËS
Me 20 vjet burgim janë dënuar katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq nga Departamenti Special I Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Motibet e vrasjes sipas gjykatës kanë të bëjnë me shtrirje të kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.
Marko Roshiq është shpallur fajtor për “pjesëmarrje e ose organizim i grupit kriminal” lidhur me” vrasje të rëndë” dhe është dënuar me 8 vjet burgim dhe gjobë prej 10 mijë euro.
Nedeljko Spasojeviq është shpallur fajtor për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, dhe për armëmbajtje gjobë 4500 euro.
Dragisha Markoviq fajtor bashkëkryerje për “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dënim me burgim 4 vjet. Ai është liruar nga akuza për ”zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Zharko Jovanoviq është shpallur fajtor bashkëkryerje për keqpërdorim të detyrës zyrtare” burgim 4 vitesh dhe për ”armëmbajtje pa leje” dënim me gjobë 1500 euro.
Avokati Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin, ndërsa e konsideron absurde mbajtjen e armëve pa leje të zyrtarëve policor
Ndërsa Silvana Arsoviq është liruar nga akuza për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje e rëndë” dhe “keqpëdorim i detyrës zyrtare”.
Udhëheqësi i Nismës së Serbisë për Demokracisë dhe Drejtësi Oliver Ivanoviç, është vrarë para zyrës së tij në veri të Mitrovicës në janar të vitit 2018.