Një shumicë e madhe e vendeve europiane kanë kërkuar veprime më të forta nga BE për të frenuar ndryshimet klimatike. Sipas një dokumenti të zbuluar nga “Reuters”, 20 nga 27 vendet anëtare të BE-së, përfshirë Kroacinë, Gjermaninë, Greqinë, Maltën dhe Holandën, i kanë kërkuar BE-së të rrisë mbikëqyrjen e saj ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor teksa kërcënimet rriten nga moti ekstrem.
Këto vende kanë kërkuar veprime më të forta të BE-së për t’u përgatitur për pasojat shëndetësore teksa rritet frika për përhapjen e sëmundjeve si pasojë e ndryshimeve klimatike. Veprime të ngjashme kanë kërkuar Austria, Belgjika, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania dhe Sllovenia.
“Nëse nuk merren masa sa më parë është çështje kohe përpara se disa sëmundje infektive, të cilat aktualisht janë më të përhapura në rajone të tjera, të bëhen dukuri gjithnjë e më të zakonshme brenda BE-së”, thuhet në dokument.
Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun që sëmundjet infektive duke përfshirë Evropën, pasi verat bëhen më të nxehta dhe më të gjata, dhe rritja e përmbytjeve krijon kushte të favorshme për përhapjen e tyre. Një shembull i kësaj është mushkonja tigër, e cila tani është e pranishme në 337 rajone në Evropë më shumë se dyfishi i numrit të një dekade më parë.
Rreth 61,000 njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën në disa vende europiane si pasojë e të nxehtit ekstrem verën e kaluar, duke treguar kështu se gatishmëria e BE-së për të parandaluar skenare të tjera të ngjashme për ngrohjen sipas ekspertëve po dështojnë.
Ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE do të diskutojnë dokumentin në një takim javën e ardhshme. BE-ja aktualisht është duke hartuar vlerësimin e parë të rrezikut klimatik, që do të publikohet vitin e ardhshëm si bazë për politikat e ardhshme për të përballuar rreziqet klimatike si valët e të nxehtit dhe zjarret.
Klan News