20 përqindëshi sërish Kurban i përcaktimeve strategjike?!

ZENDELI: NUK VOTOJ PËR NDRYSHIMET KUSHTETUES NËSE NUK HIQET 20%

Asnjë deputet shqiptar nuk ka asgjë kundër që 20% të largohet nga Kushtetuta, por…

”Unë normalisht nuk jam kundër heqjes së 20 përqindëshit as që vjen parasysh një gjë e tillë, megjithatë mbarë opinioni ndërkombëtar na kërkon që të bëhen ndryshimet kushtetuese për të vazhduar”

Do të thotë që është koha por nuk është momenti?

Për të vazhduar rrugën drejt integrimit evropian. Në këto ndryshime kushtetuese thjeshtë bën pjesë inkorporomi i komuniteteve bullgar, malazez dhe kroat në Kushtetutën e RMV-së.

Çështja e 20përqindëshit a është çështje që e prek çdo shqiptar?

Po, patjetër që është!

Pra a është koha dhe momenti i duhur për heqjen e 20 përqindëshit?

”Jam e mendimit se grupet e punës do ti përplasin argumentet dhe do të vinë me një konkluzë përkatëse” – tha Arta Bilalli Zendeli, BDI.

Optimizëm se kjo çështje do të rregullohet ka edhe të tek Aleanca për shqiptarët, por deputeti i kësaj partie Adnan Aziri, kërkon që partitë politike shqiptare të jenë më të kujdesshme në këtë drejtim që mos ti jepet shans ndonjë partie tjetër që ta shfrytëzojë për pikë politike.

”Nuk duhet të politizohet 20 përqindëshi por duhet të punohet që të krijohet ambient që ai të pranohet”

Por politika vendos Z. Neziri.

”Po, por unë thash edhe më parë… Politika është e orientuar për ta pranuar se është një fakt i lehtë, i mundshëm dhe i realizueshëm dhe për këtë kam bindje të plotë. Format e kushtëzimeve të natyrave për të poentuar politikisht, besoni janë të dhimbshme. Për shkak se hapin hapësirë që të tjerëve, në rastin konkret, VMRO-së kanë dilema dhe mos të krijohet ambienti” – tha Adnan Neziri.

E i vetmi që ishte i prerë, ishte Fadil Zendeli. Nëse propozimi i Qeverisë nuk përmban edhe çështjen e 20 përqindëshit, ai nuk do të votojë.

”Unë deklaroj haptas, nëse çështja e 20 përqindëshit nuk është pjesë e propozimit të Qeverisë, nuk do të marrë pjesë në debate e mëtejmë për ndryshimet kushtetuese”

Do i votoni ndryshimet kushtetuese?

Nuk i votoj! Nuk i votoj!

Nuk i votoni?

Jo, jo nuk i votoj! Nuk i votoj nëse 20 përqindëshi nuk është pjesë e debatit dhe nuk është pjesë e propozimit që ne të diskutojmë.

Edhe pse nuk ka konsensus politik, shumica qeverisëse është e vendosur që ta nis procedurën. Problem shtesë është procedura parlamentare. Për të votuar nevojën për hapjen e kushtetutës, nevojiten 80 deputet, që vë pikëpyetje të madhe se a mund të kalojnë ndryshimet kushtetuese.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share