Qëndrimet “pro” dhe “kundër” heqjes së 20 përqindëshit për gjuhën shqipe dhe shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë së veriut ka përplasur deputetët e ftuar në Klan Debat. Fadil zendeli nga Lëvizja Besa hedh dilemat e tij se pushtetit po mundohet ta heshtë këtë temë gjatë këtij procesi që po fillon. Ai përmendi deklarimin e Bujar Osmanit dhe përfaqësuesve të LSDM-së të cilët i dolën kundër propozimit të Aleancë për Shqiptarët për 20 përqindëshitm, me arsyetimin se “tani nuk është momenti”.
Ndërkaq këtu ka ndërhyrë deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e cila tha se nuk është e vërtetë se ato si subjekt janë kundër kësaj e madje përmedni se edhe LSDm është pro. Por sipas saj, këto qëndrime duhet të diskutohen në grupet e punës, përcjell Klan Macedonia.
Arta Bilalli Zendeli: Ju si subjekt politik serioz duhet të shkponi dhe aty të ballafaqoheni me argumentet dhe nuk është e vërtetë se ne jemi në koherencë se nuk qenka momenti për 20 përqindëshin, por po e them edhe një herë se edhe nuk ndonjë kundërsthim as nga partnerët maqedonas për heqje të 20 përqindëshit. Më mirë është që të dhënat, informacionet t’i merrni nga brenda grupeve të punës sesa nga jashtë, ku si thonë në një vend nuk thonë në tjetrin.
Fadil Zendeli: Shumë qartë shihet nga kolegja pozicioni i tyre politik se nuk është koha për heqjen e 20 përqindëshit. Këtë e kanë deklaruar përfaqësues të BDI-së, këtë e thonë edhe nga LSDM-ja, e thonë edhe nga VMRO-ja. Kas pas pozicion nga Aleanca sepse e kanë pasur përherë si pozicion të tyrin punën e 20 përqindëshit, por gjatë kohës së negociatave disi filluan tek përfaqësues të tyre të kenë një dilemë se a do të jetë kjo në çështje që ato do t’i përkushtohen gjatë këtyre ndryshimeve kushtetuese ose jo. /KlanMacedonia