Në emisionin Klan Debat, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi thotë se çështja e 20 përqindshit duhet që sa më shpejt të zgjidhet dhe për këtë çështje duhet të ulen të gjitha partitë në një tryezë të përbashkët.
”Ali Ahmeti i ftoi partitë shqiptare vitin 2018 ju e dini se tendencat e tij zakonisht janë në këtë drejtim, pra ka shumë çështje që po përballet vendi jonë që janë jetike, kriza energjetike, ekonomike, financiare, 20%, futja e bullgarëve në Kushtetutë, BE-ja etj. Unë dua të jem i sinqertë edhe me kolegët deputet, pra informacionet e mia flasin për një tryezë e gjitha partive politike në vend për të folur për gjitha çështjet, pra për ndryshim kushtetute duhet 2/3 e deputetëve gjë që na imponon të ulemi bashkë, se cili do jetë formati i bashkëpunimit nuk mund të parashikoj por besoj se e udhës është sa më parë të gjejmë zgjidhje” – tha Arbër Ademi nga BDI. /KlanMacedonia/