“20 orë peng” | LD reagon për torturat e policisë serbe ndaj familjes nga Gostivari – thirrje Bujar Osmanit

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka reaguar për raportimet rreth malltretimeve që policia serbe, thuhet se ua ka bërë një familjeje nga Gostivari, përcjell KlanM. Siç raportohet, shkaku i malltretimeve ka qenë se fëmija i familjes gostivarase ka pasur të veshur një bluze me shqiponjën dykrenare.

LD kërkon llogari edhe nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Reagimi i Lëvizjes Demokratike

Tashmë të gjithë e dinë se në afërsi të Beogradit, një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar nga policia serbe, duke u mbajtur peng për 20 orë. Jo vetëm kaq, por është gjobitur dhe i është ndaluar hyrja në Serbi deri në vitin 2031. Krejt kjo për shkak se fëmija i kësaj familjeje veshur ka pasur një bluzë me shqiponjë.

Fatkeqësisht për këtë lajm akoma nuk ka “dëgjuar” ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili për këtë skandal fyes, është i obliguar ta ftojë në bisedë ambasadorin serb dhe të tregojë se, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve të RMV, vërtet të gjithë janë të barabartë, pra edhe shqiptarët.

Kjo heshtje e Osmanit tregon qartë për ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share