2 avionë bombardues amerikanë fluturojnë sot mbi Tiranë

Në kuadër të marrëdhënieve të 100-vjetorit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy avionë bombardues amerikanë B-52 do të fluturojnë sot mbi Tiranë.

Ambasada e SHBA bën të ditur se avionët B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta.

Spektakli në qiellin e kryeqytetit shqiptar do të zhvillohet në sheshin Skënderbej në orën 14:45-15:00.

“Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO”, njofton ambasada amerikane në Tiranë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share