2.5 milionë Euro për dy ndeshje, Inter në miqësore me Al-Nassr dhe PSG

CREMONA, ITALY – JANUARY 28: Federico Dimarco of FC Internazionale competes during the Serie A match between US Cremonese and FC Internazionale at Stadio Giovanni Zini on January 28, 2023 in Cremona, Italy. (Photo by Marco M. Mantovani/Getty Images)

Janë vetëm dy ndeshje, por tek Inter e quajnë turne miqësoresh. Zikaltrit do të luajnë në Japoni me Al – Nassr të Ronaldos dhe PSG.

Ekipi gjendet në shtetin aziatik ku po përgatiet për ndeshjen e parë që do të luhet më 27 Korrik. Dy miqësoret priten me padurim edhe nga vendasit që sipas të dhënave 1.6 milionë prej tyre janë tifozë të Inter.

Pikërisht edhe tek këta mbështetës shpresohet që të blihen sa më shumë bileta për në stadium.

Paraprakisht është bërë një përllogaritje edhe për të ardhurat nga sponsorët që do të kenë reklamat e tyre në këto ndeshje.

Sipas raportimeve nga nga mediat, klubi i Steven Zhang do të sigurojë afërsisht 2.5 milionë Euro për këto dy ndeshje, të cilat praktikisht do t’i shërbejnë edhe trajnerit Simone Inzaghi për të studiuar planet e reja taktike, nisur nga largimet e Onana, Brozoviç, Lukaku dhe Dzeko, në pritje të lajmeve të shumëpritura nga merkato.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share