Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Janë vendosur 14 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 3 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.