19-vjeçari përplas me makinë këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës

Një këmbësor 56-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në autostradën Tiranë-Durrës në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave” rreth orës 21:15.

Sipas policisë, 56-vjeçari me iniciale E.A. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që e përplasi, një 19-vjeçar me iniciale E.D., është shoqëruar në Policinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share