Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një vajze 18-vjeçare me origjinë shqiptare. Viktima është Bianca Papushallaj, siç raportojnë mediat italiane.
18-vjeçarja e cila banonte në Castelmassa nel Rodigino, po udhëtonte me një makinë Peugeot 208 që drejtohej nga shoqja e saj.
Kjo e fundit humbi kontrollin mbi mjetin duke bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përplasej me pemën. Për shkak të goditjes së fortë, 18-vjeçarja shqiptare humbi jetën menjëherë. Ajo ishte ulur në sedijen e parë të pasagjerit. Ndërsa drejtuesja e mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Aksidenti tragjik ndodhi gjatë natës në Legnago. Policia italiane vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën. /tvklan.al