18 vjeçarja në Pejë u largua nga shkolla për shkak të shamisë! Imami Maliqi kërkon që ministrja të shfuqizojë udhëzimin që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

A.D. u largua nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë qysh në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Lidhur me këtë rast, imami Labinot Maliqi ka bërë kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Derisa u paraqit para objektit të MASHT-it, ai ka kërkuar nga e para e këtij dikasteri qeveritar, Arbërie Nagavci, shfuqizimin e këtij udhëzimi.

“Nxënësja 18-vjeçare A.D u largua me urdhër të drejtorit Musa Nikqi në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Parimi kryesor i cdo feje është arsimi. Shumë besimtar kanë kontribuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe nuk ka asnjë problem që hoxhollarët nuk mund ta zgjedhin. I bëjë thirrje ministres Nagavci që të shfuqizojë këtë udhëzim, në mënyrë që askush mos të ndihet i thyer. Nagavci të bëjë të mundur kthimin në shkollë të kësaj vajze e cila është shembullore edhe në sjellje edhe në mësime”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndryshe, që nga viti 2010, Maliqi thotë se personalisht është marrë me 50 raste të nxënësve që kishin probleme me vijimin e shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share