Zyrtarët e Doganave dhe Policia e Malit të Zi mëngjesin e sotëm kanë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur dhe pritet të peshohet në vijim.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze tip “BMW”, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçme nën ulësen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit.
Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është arrestuar. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë./tvklan.al