18 emigrantë viktima të zjarreve në Greqi

Jugu i Europës pushtohet nga i nxehti përvëlues

Rikthimi i zjarreve masive për shkak të vapës përvëluese në Greqi, këtë herë ka rezultuar me një bilanc tepër të rëndë. Trupat e shkrumbuar të 18 personave, me shumë gjasa emigrantë të jashtëligjshëm u gjetën në pyllin e Dadias, pranë qytetit Aleksandropolis pranë kufirit tokësor me Turqinë. Në të njejtën zonë, një ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një tjetër emigranti i cili kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e vorbullës gjigante të tymit që ka pushtuar zonën.

Zona përreth Aleksandropolit ka 4 ditë që digjet me zjarre masive që nuk po vihen dot nën kontroll, për shkak të ajrit të thatë prej temperaturave të larta. Autoritetet evakuuan pacientët e spitalit universitar të qytetit, pasi edhe ajo ndërtesë rrezikohet të digjet.

Pacientët u transportuan me traget drejt spitaleve të tjerë të vendit. Vatra të reja janë shfaqur në periferitë e kryeqytetit Athinë, njëra prej të cilave në pjesën e poshtme të malit Parnitha.

Vapa përvëluese ka hyrë thellë në brendësi të territorit francez. Temperaturat janë të pazakonta dhe vapa, si rrallë herë është ndjerë që në orët e para të mëngjesit ku temperaturat ishin pranë 30 gradëshit.

Temperaturat janë shumë të larta edhe në Venecia, në Itali, që shquhet si një qytet i freskët. Ndjesia e të nxehtit duket si për 50 gradë Celcius në diell. Kjo valë të nxehti është pagëzuar me emrin e perandorit famëkeq romak Neron.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share