176 sanksione për shpejtësi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.05.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me 176 drejtues mjetesh të sanksionuar.

Nëntë prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 50 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 127 në vend të banuar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share