Mbi 90 persona të plagosur e qindra familje pa energji elektrike
Reshjet e dendura të borës që kanë vazhduar përgjatë bregut të Detit të Japonisë në zonat veriore dhe perëndimore të vendit, kanë vrarë 17 persona dhe kanë plagosur mbi 90 te tjere .
Qindra familje vijojnë të mbeten pa energji elektrike , ndërsa një pjesë e madhe e automjeteve mbetën të bllokuara në disa rrugë dhe autostrada. Autoritetet i kanë bërë bënë thirrje banorëve që të kenë kujdes kur largojnë dëborën dhe të mos punojnë vetëm.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se një grua rreth të 70-tave u gjet e vdekur nën një grumbull dëbore në qytetin Nagai të prefekturës Yamagata, rreth 300 km në veri të Tokios, ku bora u arriti në më shumë se 80 cm.
Shumë pjesë të Japonisë verilindore raportuan trefishin e mesatares së tyre të borës për këtë sezon. Dëbora e madhe rrëzoi një kullë të transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji, megjithëse ajo u rivendos në shumicën e zonave.
Shërbimet e trenave dhe aeroplanëve u ndërprenë në Japoninë veriore dhe disa pjesë të Japonisë qendrore dhe perëndimore rregjistruan ndërprerje të trafikut.
Klan News