Raketat ruse goditën qytetin Kostiantynivka
Ky është momenti kur një raketë ruse goditi tregun qendror të qytetit Kostiantinivka në Ukrainën lindore të mërkurën.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të paktën 16 persona duke përfshirë edhe një fëmijë u vranë.
Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko tha se përveç 16 viktimave, të paktën 28 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Bilanci ishte i rëndë pasi sulmi ndodhi në një zonë mjaft të populluar dhe në një orë kur në rrugë kishte shumë lëvizje.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy dënoi sulmin, duke thënë se një treg, dyqane dhe një farmaci ishin goditur në qytetin industrial afër fushëbetejës dhe rreth 30 km nga qyteti i Bakhmut, ku luftimet kanë qenë të ashpra prej muajsh.
Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur Kievin e vizitoi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Tv Klan