16 shqiptarët që u aksidentuan pasditen e së shtunës në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet shqiptare u vunë menjëherë në kontakt me palën italiane.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus për t’i siguruar për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Zyra për shtyp e ministrit bëri të ditur se autoritetet shqiptare po ndjekin nga afër situatën dhe po bashkëpunojnë ngushtë me homologët italianë për të siguruar trajtimin e duhur për të aksidentuarit.