Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 99 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Tri masa janë shqiptuar për mjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafori i kuq), 2 masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/