Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u organizua një ceremoni Mjaft e veçantë nga ushtria shqiptare.
Efektivët e Forcave të Armatosura kishin përgatitur disa ushtrime për të treguar se si veprojnë në disa situata të ndryshme.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të huaj në vendin tonë.
“Anëtarësimi në NATO është një moment krenarie për Shqipërinë. Ai shënoi një arritje të madhe në udhëtimin tonë drejt integrimit në strukturat Euroatlantike dhe u bë dëshmi e qartë e angazhimit tonë për vlerat dhe parimet e demokracisë”, tha gjatë fjalës së tij Presidenti Begaj.
Ai bashkë me të pranishmit e tjerë u njohën me arsenalin në dispozicion të Forcave të Armatosura, që nga armët, dronët e deri te mjetet, Policia Ushtarake etj./tvklan.al