Për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshet e Prishtinës parakaluan pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Para se parakalimi të niste, fjalë rasti mbajtën presidentja e vendit, që njëherësh është edhe Komandante Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti.
Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.