15 vjeçarja ngacmohet seksualisht nga pastruesi

Policia dhe Prokuroria me qëndrime kundërthënëse

Më datë 7 shkurt, pastruesi i Shkollës së Mesme “Orde Çopella” hyn në kabinetin numër 2 së bashku me vajzën 15 vjeçare e cila është e regjistruar si nxënëse me nevoja të veçanta.

Menjëherë u tregon shoqeve se ai e ka prekur me dhunë.

Drejtorja: Na trego se çfarë ka ndodhur! Ne e dimë sepse hyn edhe tek ne.  Nuk duhet të heshtim, duhet të ndërmarrim të gjithë së bashku diçka. Kur ndodhi?
Vajza: Të martën.
Drejtorja: Ku?
Vajza: Në kabinetin numër 2.
Drejtorja: A ishit vet brenda?
Vajza: Po.
Drejtorja: Dhe?
Vajza: Ai filloi të më prekë.
Drejtorja: Ku?
Vajza: Fillimisht lartë, e më pas gjithçka.
Drejtorja: Dhe ti çfarë bërë?
Vajza: Nuk bëra asgjë. Para se të dal më tha që për këtë mos të flas me askënd. As me kujdestaren e klasës, as me shërbimet e as me kujdestaren.
Drejtorja: Vetëm të ka prekur? Diçka tjetër nuk ka ndodhur?
Vajza: Jo.

E personin që dyshohet se e ka bërë këtë veprim e takuam duke ardhur në pune.
Edhe pse po dyshohet se ka kryer një vepër të rëndë dhe serioze, ai nuk është pezulluar dhe është në të njëjtin ndërrim me viktimën.

Gazetari: Përse e prekët me dhunë?
Pastruesi: Unë?
Gazetari: Po, ka rast të konfirmuar. Ka edhe procesverbal në shkollë.
Pastruesi: Mund të ketë, e di që ka por nuk ka asgjë në këtë rast.

Gazetari: Si nuk ka asgjë? A jeni të sigurt?
Pastruesi: 100%.
Gazetari: Nëse hyjmë tani në klasë tek Xhesika a do të fillojë ajo të qajë nga jo?
Pastruesi: Mund edhe të qajë. Ku ta di unë.
Gazetari: Ka kamera aty. Shihet se ju dhe **** hyni aty. Si e detyroni të hyjë.
Pastruesi: Po, po e di.
Gazetari: Ju e futët aty apo?
Pastruesi: Jo, jo! Unë hy pastaj ajo hyn pas meje. Mua më thanë se është kështu. Unë me forcë nuk e kam detyruar që të hyjë, nuk jam aq i marrë.
Gazetari: A mendoni që një vajzë me nevoja të veçanta do të gënjente për një gjë të tillë? Përse nuk po e lehtësoni edhe shpirtin tuaj dhe të ma pranoni dhe të kaloni më lehtë?
Pastruesi: Si ta pranoj kur nuk ka asgjë. Ja po të them po, unë dua që kjo të përfundojë dhe do të them po. Por si të them po dhe të gënjej?

Në bisedën me të dyshuarin, gazetari asnjëherë nuk e cek numrin e kabinetit se ku është futur ajo, por foli nënvetëdija e tij.

“Përse unë *** do ta çoja me dhunë në kabinetin numër 2? Përse?”, tha pastruesi.

Për këtë rast ishin në dijeni i gjithë stafi i Shkollës. Drejtoresha ka mbajtur mbledhje dhe ka kërkuar nga pastruesit tjerë që mos të futen tek tualetet e femrave.

Por a e ka paraqitur rastin në kohë, drejtorja e shkollës, ?

Gazetari: A i kanë kërkuar videot prej kamerave të sigurisë nga ju?
Drejtorja: Organet kompetente?
Gazetari: Po?
Drejtorja: Jo, deri më tani jo.

Se rasti është paraqitur shtatë ditë me vonë e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje thonë se është informuar Prokuroria e cila nuk ka gjetur elemente për veprën penale.

Klan Macedonia pyeti Prokurorinë Themelore të Prilepit se si e kanë konstatuar se nuk ka elemente që dëshmojnë se vepra është kryer, e nga atje e përgënjeshtruan Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Nuk janë të sakta informacionet se në procedurë pas kallëzimit konkret është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Përkatësisht, menjëherë pas marrjes së njoftimit, prokurori publik kompetent ka lëshuar udhëzime për MPB-në për sigurimin e të gjitha provave të nevojshme, ku përfshihet edhe marrja në pyetje e personave. Urdhri është duke u zbatuar”, thonë nga Prokuroria Themelore në Prilep.

Nga Qendra për punë Sociale në Prilep thonë se pas bisedës me vajzën dhe prindërit, është vënë në dijeni se fëmija në fillim të shkurtit ka qenë viktimë e ngacmimit seksual. Nga atje sigurojnë se ekip profesional po punon me vajzën me qëllim që të stabilizohet emocionalisht dhe të mundësohet zhvillimi normal i fëmijët./KlanMacedonia

Përgatiti:  Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share