15 lokacione të reja në Parkun e qytetit, Parkun Gazi Baba, QRS Saraj “Parku i parajsës” dhe keji i lumit Vardar për pajisje urbane

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 15-të e ka miratuar Vendimin për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjeve urbane – objekteve të lëvizshme, aparateve të lëvizshme dhe të pajisjeve tjera në Parkun e qytetit të Shkupit, Parkun e natyrës Gazi Baba, QRS Saraj, “Parku i parajsës”, në Lisiçe të re dhe në kejin e lumit Vardar.

Me këtë Vendim parashikohen 15 lokacione, nga të cilat 3 lokacione janë të planifikuara në Parkun e qytetit, 3 lokacione në parkun e natyrës Gazi Baba, 4 lokacione në QRS Saraj, në Lisiçe të re janë 2 lokacione, dhe 3 lokacione janë të planifikuara në kejin e lumit Vardar.

Sipas standardeve të përcaktuara, bëhet fjalë për objekte të lëvizshme dhe aparate të lëvizshme, në lokacionet e propozuara, gjë e cila do të mundësojë të rritet numri i vizitorëve në lokacionet e përmendura.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share