141 të vdekur nga shembja e urës në Indi

Rescuers search for survivors after a suspension bridge collapsed in Morbi town in the western state of Gujarat, India, October 31, 2022. REUTERS/Stringer

Tragjedia ndodhi rreth orës 18:30 të së dielës me orën lokale. Autoritetet thanë se mbi 400 persona ndodheshin në urën përmbi lumin Maçu në rajonin perëndimor të Gujaratit.

Siç duket edhe nga këto pamje, litarët e urës u këputën për shkak të mbingarkesës në një moment kur kalimtarët nuk po ecnin por tundeshin të shkujdesur aty, në pritje të lirimit të kalimit në anën tjetër që ishte bllokuar si pasojë e dyndjes së pjesëmarrësve në një festë lokale fetare.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e të tjerë trupave nga uji. Ura e këmbësorëve e gjatë 230 metra kishte pak ditë që ishte rihapur, pas mbylljes 6 mujore për riparime. Autoritetet po hetojnë edhe mbi mundësinë e problemeve teknike në urë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share