Katërmbëdhjetë persona mbetën të lënduar, duke përfshirë dy rëndë, pasi një pemë ra mbi një slitë për fëmijë në një park argëtimi në rajonin spanjoll të Katalonjës të dielën.
Shërbimet e urgjencës katalanase thanë se kishin trajtuar 14 personat, dy prej të cilëve u dërguan në spital me lëndime të rënda, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tre persona të tjerë u shtruan në spital me lëndime më pak të rënda.
Shërbimet e urgjencës nuk dhanë asnjë informacion për moshën e të plagosurve.
Parku PortAventura World është parku argëtues më i vizituar në Spanjë dhe i gjashti më i vizituari në Evropë, sipas PortAventura.