135 palestinezë të vrarë dhe 312 të plagosur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka publikuar shifrat e fundit që tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 135 palestinezë dhe janë plagosur 312 të tjerë.

Sipas shifrave të fundit nga ministria, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, shkon në të paktën 23 mijë e 843 dhe 60 mijë e 317 persona të plagosur, shkruan The Guardian.

Ministria e shëndetësisë në Gaza drejtohet nga Hamasi dhe nuk ka qenë e mundur që mediat të verifikojnë në mënyrë të pavarur shifrat e viktimave që janë bërë publike gjatë konfliktit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share