13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e një shkolle në Kinë

3 persona kanë vdekur pas zjarrit që shpërtheu në konviktin e një shkolle në Kinën qendrore.

Kështu ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Siç raporton BBC, zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten në mbrëmje në një shkollë për fëmijë të vegjël në fshatin Yanshanpu.

Drejtori i shkollës është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Ndërkaq një person që ka mbetur i lënduar po trajtohet në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share