Cristiano Ronaldo festoi ndeshjen e tij të 1200 si profesionist me një gol dhe një asist, ndërsa ndihmoi skuadrën e tij Al-Nassr në fitoren 4-1 ndaj Al-Riyadh.
Ish-lojtari i Real Madridit iu afrua më shumë Peter Shilton, i cili kryeson listën e lojtarëve meshkuj me më shumë paraqitje zyrtare.
38-vjeçari zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, kur goditi një krosim të Sadio Mane. Portugezi e vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i ligës me 16 gola në 16 ndeshje.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Ronaldo dha një asist në golin me kokë të bashkatdhetarit të tij Otavio.
Dy golat e tjerë për Al Nassr i shënoi Talisca në pjesën e dytë të ndeshjes. Ekipi i Al-Nassr është në vendin e dytë në renditjen e kampionatit saudit me 37 pikë, pas Al-Hilal që ka 44.
Tv Klan